Belgjikë, përplasen 2 trena, të plagosur

16/09/2010 00:15

Dy trena udhëtarësh janë përplasur me njëri-tjetrin në Arlon të Belgjikës duke shkaktuar dhjetra të plagosur.

Lajmi njoftohet nga autoritetet vendase të qytetit kufitar me Luksemburgun, ndërsa shtohet se të gjithë të lënduarit, 30-40 persona, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe vetëm për 2 prej tyre është nevojitur shtrimi në spital.

Autoritetet nisën hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në udhëtimin në të njëjtët binarë të të 2 trenave.

Top Channel