Ahmadinejad: Nuk u trembemi sanksioneve

16/09/2010 09:25

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se Irani nuk u trembet sanksioneve të reja për programin bërthamor, pasi është në gjëndje të plotësojë vetë nevojat e tij.

“Edhe nëse SHBA i shtojnë 100 herë sanksionet, edhe sikur evropianët t’i ashpërsojnë ato, ne mund t’iu bëjmë ballë kërkesave tona”, ka pohuar Ahmadinejad.

Ai ka theksuar se Teherani nuk ka fare nevojë për SHBA, të cilat bashkë me Britaninë dhe Francën akuzuan dje Iranin se po gënjen lidhur me qëllimin paqësor të programit bërthamor.

Së fundmi, aplikimit të sanksioneve ndaj Republikës Islamike i është bashkuar edhe Japonia, e cila ka vendosur disa embargo ndaj saj.

Top Channel