Afganistan, talebanët kërkojnë bojkot të zgjedhjeve

16/09/2010 10:50

Talebanët i bëjnë thirrje sërish votuesve të Afganistanit që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të bashkohen me xhihadin dhe rezistencën kundër pushtuesve të huaj.

Dy ditë para zgjedhjeve legjislative në Afganistan, talebanët vijojnë me apelet e tyre dhe i kërkojnë popullsisë që të bojkotojnë votimin e ‘urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara’.

Talebanët thonë se ditën kur do të zhvillohet ‘procesi i paligjshëm i zgjedhjeve do të marren disa masa për t’i bërë amerikanët që të dështojnë”.

Top Channel