Venezuelë, helikopteri përplaset me anijen, 2 viktima

15/09/2010 02:30

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti ku u përfshinë një helikopter dhe një anije në Venezuelë.

Përplasja ka ndodhur pak pas ngritjes së mjetit fluturues i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anijen. Nga përplasja piloti dhe një mekanik i anijes gjetën vdekjen. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Top Channel