SHBA, fitore të rëndësishme për Tea Party

15/09/2010 08:30

Dy fitore shokuese për Tea Party të Sarah Palin në zgjedhjet paraprake republikane në New York dhe Delaware.

Një ndërmarrës i pasur i Buffalo-s, 64 vjeçari Carl Paladino ka mundur bindshëm kandidatin zyrtar të partisë, Rick Lazio dhe do të përballet me demokratin Andrew Cuomo, për të marrë postin e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut.

Në Delaware një tjetër pjesëtare e Tea Party, Christine O’Donnell, ka fituar zgjedhjet paraprake për postin e senatorit që do të zgjidhet në votimet e 2 nëntorit.

Top Channel