Romët, Sarkozy i përgjigjet Reding

15/09/2010 20:50

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të komisioneres për Drejtësinë në BE, lidhur me cështjen e dëbimit të romëve.

“Përse nuk i merrni romët në vendin tuaj”, është përgjigjur Sarkozy ndaj Viviane Reding, duke iu referuar Luksemburgut.

Qëndrimi i kreut të pallatit Elize u bë publik nga një grup senatorësh, të cilët zhvilluan sot një mëngjes pune me të.

Ditën e djeshme Reding kërcënoi me një aksion ligjor kundër Parisit për shkak të masave të ndërmarra ndaj popullsisë rome dhe për këtë mori mbështetjen edhe të presidentit të KE, Barroso.

Ndërsa ministri francez i Çështjeve Europiane, Pierre Lellouche e ka cilësuar si një “gafë dhe kritikë të turpshme ndaj politikës franceze” deklaratën e Reding.

Top Channel