Robbie Williams i turbullt në skenë

15/09/2010 19:50

Robbie Williams ka humbur ndjenjat për një moment në skenën e stadiumit “Twickenham” jashtë Londrës, duke treguar shenja lodhjeje.

Gjatë këngës “Feel”, ish pjestari i Take That nuk ka mundur ta vazhdojë tekstin, por publiku e ka mbështetur duke vazhduar të këndojë rreshtat që Robbie nuk mundi t’i interpretonte.

Gjatë koncertit të bamirësisë për ushtarët e plagosur në misione ushtarake, Robbie i ka falënderuar 60 mijë të pranishmit në stadium dhe ka vazhduar koncertin.

Mes të ftuarve të tjerë të mbremjes ishin edhe James Blunt e Tom Jones. Robbie Williams këndoi edhe me ish shokun e Take That, Gary Barlow, me të cilin nuk është shfaqur në skenë që prej 15 vjetësh.

Top Channel