Paris, tjetër alarm bombe

15/09/2010 00:20

Një tjetër alarm për bombë ka sjellë boshatisjen e njërit prej stacioneve më të populluara të Parisit në Francë.

Bëhet fjalë për stacionin Saint-Michel në zemër të kryeqytetit francez, ku autoritetet kanë evakuuar qindra persona. Alarmi, i cili është anuluar pas pak kohësh, ashtu si ai tek Kulla Eifel është dhënë nga një telefonatë anonime.

Stacioni metropolitan që lidh qendrën e Paristi me periferitë e tij, mbeti i bllokuar për rreth 45 minuta, për t’u rihapur më pas sërish për udhëtarët.

Ndërkaq, autoritetet ende nuk kanë dalë në një konkluzion për dy alarmet për bombë të dhëna brenda pak orësh, por dyshojnë se mund të bëhet fjalë për sinjalizime të rreme.

Top Channel