Pakistan, sulm amerikan, 13 talebanë të vrarë

15/09/2010 03:00

Të paktën 13 militantë talebanë mbetën të vrarë nga një sulm amerikan me raketa në veri të Vaziristanit në Pakistan.

Lajmi njoftohet nga shërbimet e inteligjencës vendase të cilat saktësojnë viktimat u regjistruan në dy sulme të ndryshme. Në të parin në provincën Shuaual mbetën të vrarë 9 militantë talebanë, ndërkohë që në sulmin e dytë mbi 4 talebanë dyshohet se kanë humbur jetën.

Ky ishte sulmi i radhës i ushtrisë amerikane me raketa ndaj talebanëve që strehohen në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Top Channel