Mesazh i ri video i Al Zawahri

15/09/2010 13:50

Numri dy i Al Kaedës, Ayman Al Zawahri është shfaqur në një video të re ku flet për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Lajmin e ka bërë të ditur “IntelCenter”, një agjenci amerikane që kontrollon faqet e ekstremizmit islamik.

“Kombi islamik fiton dhe kryqëzorët humbin, nëntë vjet nga fillimi i fushatës së kryqëzuar”, theksoi Al Zawahri.

Mesazhi i fundit ka qenë një audio prej 20 minutash e shpërndarë më 15 gusht në internet, në të cilin ftohej populli turk të ushtronte presion ndaj Ankarasë që të detyronte Izraelin të tërhiqte trupat nga Afganistani.

Top Channel