Meksikë, termet 5.9 Rihter

15/09/2010 04:10

Një tërmet me magnitudë prej 5.9 goditi ishullin e Marias në rajonin e Najarit në Meksikë ditën e martë.

Lajmi njoftohet nga insituti sizmiologjik amerikan i cili shton se epiqendra e lëkundjeve ishte 755 kilometra në veri-perëndim të qyteti të Meksikos.

Autoritetet vendase nuk raportojnë viktima apo dëme materiale.

Top Channel