Kreu i “BP”: Derdhja e naftës më shkatërroi

15/09/2010 21:45

Kreu në ikje i “British Petroleum”, Tony Hayward ka deklaruar para parlamentit se derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës po e shkatërronte atë.

Përgjigjet personale të Hayward lidhur me shpërthimin në platformë, që vrau 11 punëtorë, janë kritikuar ashpër muaj më parë.

Gjatë një vizite në Luiziana për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga nafta, Hayward u tha reporterëve se donte që t’i kthehej jeta e tij.

Komiteti i Përgjithshëm për Energjinë po merr nëpyetje si Hayward ashtu edhe shefin e sigurisë së “BP”, Mark Bly, lidhur me masat e marra nga kompania.

I pyetur nëse “BP” kishte paguar aq sa duhet për të garantuar sigurinë, Hayward i tha komitetit se në tre vitet e fundit kompania ka bërë investimet më të mëdha në fushën e sigurisë, duke shpenzuar 14 miliardë dollarë dhe duke rekrutuar persona të rinj.

Top Channel