Këshilltari i Papës: UK, vend i botës së tretë

15/09/2010 17:55

Një nga këshilltarët kryesorë të Papës është përjashtuar nga delegacioni që do të vizitojë Britaninë, pasi tha se Mbretëria e Bashkuar është një vend i botës së tretë.

“Mbretëria e Bashkuar është një vend i botës së tretë, i karakterizuar nga një ateizëm i ri dhe agresiv”, ka deklaruar kardinali Walter Kasper.

77 vjecari e ka bërë deklaratën e tij në një intervistë për një revistë gjermane.

Nga ana tjetër, selia e shenjtë e Vatikanit ka reaguar duke deklaruar se, kardinali nuk kishte ndërmend të shpërfillte Mbretërinë e Bashkuar, por iu referua shoqërisë multikulturore të saj.

Ajo sqaroi gjithashtu se Kasper është përjashtuar nga vizita e Papës për shkak të një sëmundjeje.

“Kur ulesh në aeroportin Heathrow, të duket si në kohët kur zbarkoje në vendet e botës së tretë. Nëse mban një kryq, diskriminohesh”, është shprehur Kardinali.

Top Channel