Kashmiri, ende asnjë progres

15/09/2010 17:35

Bisedimet e drejtuara nga kryeministri indian, Manmohan Singh mbi dhunën e shpërthyer në Kashmir janë mbyllur, pasi policia ka qëlluar për vdekje edhe 4 protestues të tjerë.

Takimi u mbyll me një marrëveshje që parashikon dërgimin e një ekipi hetimor në rajon. Por nuk u arrit progres në diskutimin për heqjen ose jo të ligjit 20 vjecar për emergjencat, që mbron trupat indiane nga ndjekja penale.

Rreth 100 protestues kanë vdekur në protestat anti-indiane, të cilat filluan në qershor dhe që cuan në vendosjen e shtetrrethimit në të gjithë Luginën e Kashmirit.

Pothuajse të gjitha viktimat janë qëlluar nga forcat qeveritare të sigurisë. “Rruga e vetme për të arritur paqen dhe prosperitetin në Jamu dhe Kashmir është ajo përmes dialogut”, deklaroi kryeministri në përfundim të takimit, të zhvilluar në shtëpinë e tij në Nju Delhi.

Top Channel