Francë, Dhoma e Ulët kalon reformën e pensioneve

15/09/2010 23:30

Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi reformën e cila rrit moshën e daljes në pension nga 60 në 62 vjeç.

Reforma, edhe pse jashtë godinës së parlamentit mbaheshin manifestime për mosmiratimin e saj, kaloi me 329 vota pro dhe 233 kundër.

Pas këtij hapi reforma e cila sipas qeverisë Franceze është e nevojshme për reduktimin e defiçitit, do të paraqitet para Senatit për miratim. Nëse kalon edhe këtë provë, atehërë mosha në të cilën francezët gëzojnë të drejtën e pensionit rritet në 62 vjeç deri në vitin 2018.

Top Channel