Francë, bomba në Eifel, alarmi fals

15/09/2010 01:45

Rezultoi fals alarmi dhënë për vënie bombe në Kullën Eifel në Paris.

Autoritetet francezë pas evakuuimit të zonës kryen inspektimin e imtësishëm të saj me qen anti-eksploziv si dhe mjete të tjera të specializuara. Pas më shumë se 2 orë kërkimesh në zonën përreth simbolit të Parisit nuk u gjend asnjë lëndë e dyshimtë.

Lajmi njoftohet nga mediat franceze të cilat pohojnë më tej se policia ka rihapur dyert e Kullës Eifel për mirëmbajtësit e saj që shumë shpejt pritet të lejojnë vizitorët të rifuten në zonë.

Top Channel