Diplomati iranian kërkon azil në Norvegji

15/09/2010 03:45

Diplomati iranian me shërbim në Bruksel, Farzad Farhangian, deklaroi të hënën në një konferencë për shtyp se ka aplikuar për marrjen e azilit në Norvegji.

Zyrtari iranian shtoi më tej se kthimi në vendlindje tashmë është i rrezikshëm për të pasi ka mbështetur opozitën vendase në përpjekje për të rrëzuar presidentin Ahmadinexhad.

Farhangian është diplomati i tretë iranian që kërkon azil në vendet perëndimore. 2 të parët e fituan atë pikërisht në Norvegji dhe Finlandë. Ndërkaq, nuk ka asnjë deklarim zyrtar të Teheranit për çështjen në fjalë.

Top Channel