Dhunë në Kashmir, qëllohen manifestuesit

15/09/2010 09:15

Policia indiane ka hapur zjarr ndaj manifestuesve në Kashmirin indian.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet duke saktësuar se ka të paktën 8 të plagosur.

Kryeministri indian Manmohan Singh ka thirrur sot një mbledhje të të gjitha partive të mazhorancës dhe opozitës për të diskutuar emergjencën në Kashmir ku vazhdojnë protestat e separatistëve.

Sipas mediave lokale, do të diskutohet hipoteza për revokimin e pjesshëm të një ligji që i jep fuqi speciale dhe imunitet ushtrisë të vendosur në zonat myslimane.

Top Channel