Zonja Beckham, mes stilistëve më të famshëm

14/09/2010 09:00

Edhe pse pati deklaruar se nuk donte modele super të dobëta, Victoria Beckham ka zgjedhur këto vajza të holla për të prezantuar në sfilatë veshjet e saj.

Victoria ka arritur sukses në New York dhe tashmë është mes emrave më të suksesshëm të stilistëve ë botë. Kanë kaluar shumë kohë që kur Vic ishte mes vajzave të Spice, me një pamje të thjeshtë prej adoleshenteje.

Zonja Beckham në veshjet e saj ka prezantuar 26 modele, me veshje të puthitura pas trupit, pa shumë detaje që nxjerrin në pah format femërore. Gjithnjë në pjesën e prapme të fustaneve ka një zinxhir të gjatë prej qafës deri në fund. Sigurisht që fustanet shoqërohen me këpucë super të larta. Veshjet janë të frymëzuara nga moda e viteve 70-të.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel