Romët, Franca riatdheson 69 persona të tjerë

14/09/2010 17:40

Është nisur nga Franca një tjetër avion me 69 romë drejt Rumanisë, edhe pse Brukseli bëri thirrje për ndaljen e riatdhesimeve.

Fluturimi special Marsejë-Bukuresht, ka imbarkuar romët që kanë arritur marrëveshje me autoritetet franceze për t’u riatdhesuar.

“Këto nuk janë përjashtime, por kthime humanitare”, është shprehur funksionari i emigracionit Alain Testot.

Nga fundi i korrikut Franca ka përjashtuar rreth 1000 romë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA