Paris, alarm bombe në Kullën Eifel

14/09/2010 22:05

Zbrazet nga njerëzit pas një alarmi për bombë, kulla Eifel, simboli i kryeqytetit francez.

Sipas AFP, rreth 25 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhej në zonën përreth kullës u evakuuan nga autoritetet pas një alarmi për bombë të dhënë pak para orës 21:00, me orën lokale, të mbrëmjes së sotme nga një telefonatë anonime.

I gjithë operacioni i evakuuimit të vizitorëve është kryer në qetësi dhe tashme policia ka ngritur perimetrin e sigurisë dhe ka nisur punën për zhvendojen e një pakoje të dyshimtë që u gjet pas telefonatës anonime.

 

Top Channel