Kabul Bank, kontroll nga Banka Qendrore

14/09/2010 17:30

Banka Qendrore e Afganistanit ka kryer një kontroll në Kabul Bank, instituti në qendër të një skandali për korrupsion.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Bankës Qendrore, Abdul Qadir Fitrat duke shtuar se ka filluar një hetim mbi 2 kryemenaxherët dhe aksionerët e Kabul Bank, që në ditët e shkuara u detyruan të jepnin dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

Mes të tjerëve në skandal është implikuar edhe një nga vëllezërit e presidentit Karzai.

Top Channel