Julia Roberts: Ja sekreti i martesës së lumtur

14/09/2010 20:35

Bukuroshja hollivudiane, Julia Roberts rrëfen se shpesh herë në jetën e saj është mbështetur tek bashkëshorti Daniel Moder, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

“Ai është shkëmbi im. Ai është shumë i zgjuar dhe nuk më le të rrëzohem asnjëherë”, thekson Roberts. Më tej, ajo shton se nuk do kishte marrë pjesë në kaq shumë filma nëse nuk do të besonte në ndihmën e Daniel, i cili është kujdesur për familjen e tyre të madhe.

“Njerëzit më pyesin për balancimin që i bëj kohës mes punës dhe familjes por kjo nuk është një gjë e lehtë për të gjithë. Unë kam një mbështetje të madhe në shtëpi”, shton Julia në një intervistë për “Star”.

Ajo pohon se nuk ka asnjë sekret për martesën e suksesshme, thjesht respekt i ndërsjelltë. “Nuk bëhet fjalë për ndonjë gjest magjik. Unë jam me fat që kam gjetur dikë me të cilin mund të ndërtoj jetën time”, përfundon ajo.

Top Channel