Homazhe për Llazi Serbon

14/09/2010 20:15

Ne hollin e Teatrit të Korcës janë mbajtur homazhe në nderim të figurës së artistit të merituar, Llazi Serbo që u nda nga jeta papritur duke u vetvrarë me një armë gjahu në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

Aktori Llazi Serbo eshte percjelle me nderime nga dhjetra kolege artiste te skenes dhe kinematografise dhe qytetare te thjeshte korcare. Mes fotografive te shumta te cilat i kishte pergatitur vete me fragmente nga rolet e interpretuara, aktorit te madh i eshte dhene lamtumira e fundit.

“Largimi i Llazi Serbos eshte nje tragjedi. Nuk e prisja qe do perfundonte keshtu. Ishte nje aktor shume i madh, me vlera te medha artistike, jo vetem ne teater por vecanerisht ne kinematografi”, shprehet kolegu Petrika Rizo. Ndërkohë, Roland Trebicka shton: “Nje dite shume e trishtueshme. Nuk eshte se e beri Llazi vete kete veprim, e beri gjendja e tij shendetesore”.

Edhe Rajmonda Bulku ngre vlerat e te ndjerit. “Nje aktor shume interesant me nje talent te rralle qe nuk dinte vetem te aktronte sepse ishte piktor, skulptor e muzikant”, shprehet ajo. Kohet e fundit Llazi Serbo ishte angazhuar si regjisor duke vene ne skene vepra te ndryshme teatrore.

Per shkak te semundjes ai u shkeput nga veprimtaria artistike. Edhe edhe pse mjeket neurologe i kishin keshilluar te dilte, ai kishte zgjedhur te vetizolohej derisa i dha fund jetes papritur duke lene pas amanetet dhe duke pergatitur ne cdo detaj vdekjen e tij me shpenzimet e varrimit dhe fotografite per homazhe.

Top Channel