Franca akuzon Pakistanin

14/09/2010 21:10

“Nuk është një sekret për asnjë, të gjithë e dinë se Mullah Omar fshihet në Quetta, për të mos thënë në Karachi”.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, duke folur për liderin taleban gjatë një fjalimi në parlament.

“Liderët talebanë kanë gjetur strehë në Pakistan. Nuk po tregoj asgjë të re”, ka shtuar Kouchner, duke ftuar qeverinë e Islamabadit të bëjë më shumë në luftën ndaj terrorizmit.

Top Channel