Brazil, 11 fëmijë mbyten në barkë

14/09/2010 21:35

11 fëmijë janë mbytur në një lumë në shtetin verilindor brazilian të Bahias.

Tragjedia ka ndodhur kur një barkë e vogël peshkimi në të cilën udhëtonin fëmijët, të moshës 1-16 vjeç, dhe xhaxhai i tyre, 55 vjeç, është përmbysur ndoshta nga mbingarkesa.

Mjeti mund të mbante maksimumi tre persona.

55 vjeçari akuzohet nga autoritetet për vrasje.

Top Channel