Allen shtatzanë: Ndihem si një elefant

14/09/2010 21:40

Lily Allen thotë se shtatëzania po e bën të ndihet si një “elefant”. Këngëtarja e hitit “Not Fair”, e cila ka shtuar shumë nga pesha e saj kohët e fundit, është e shqetësuar për format e trupit pasi të nxjerrë në dritë fëmijën.

“Mendoj se jam e shëndoshë dhe po shqetësohem për menyrën se si do ta humbas peshën pas lindjes. Ndihem si një elefant, por gjithsesi më pëlqen pamja shtatzanë”, shprehet ajo në një intervistë për revistën “Grazia”. Allen shton gjithashtu se shume shpejt do të martohet me të dashurin Sam Cooper.

“Nuk mund të them se është një moment i keq pasi tashmë po fokusohem tek Sam, fëmija dhe biznesi jonë”, përfundon 25 vjecarja.

Top Channel