Bota kujton 40 vjetorin e vdekjes së Hendrix

13/09/2010 13:45

Bota celebron 40 vjet pa Jimi Hendrix, njeriun që e transfomoi muzikën rock duke i dhënë një tingull te ri dhe origjinal që do të bëhej bazë për një brez të tërë këngëtarësh e grupesh.

“Teze, kur të bëhem i madh do shkoj shumë larg dhe nuk do të kthehem më asnjëherë”. Ishte 8 vjec kur Hendrix e tha këtë, në një moment që martesa e prindërve të tij ishte në krizë. Pak vite më vonë kur ishte 15 vjec, e ëma Lucille, tek e cila shikonte përherë shpëtimin, ndërroi jetë. Muajt në vijim Jimi nisi një karrierë të lavidishme që do të ndalej vetëm nga vdekja. Autor i teksteve magjike e ikonë mediatike, Hendrix ndërroi jetë në 18 shtator të vitit 1970 në moshën 27 vjecare.

Harry Shapiro dhe Caesar Glebbeek do hedhin në treg biografinë e këngëtarit dhe muzikantit të famshëm vetëm 2 ditë para 40 vjetorit të vdekjes së tij. Me rastin e këtij përvjetori, Londra, qyteti ku ai mbylli sytë, do ta kujtojë më shumë se cdo vend tjetër në botë. Shtëpia ku ai jetoi, ekzpozita dhe aktivitete të shumta do të celen në kryeqytetin anglez.

Gjithashtu, BBC do shfaqë intervista dhe shfaqje të viteve ’67-’69. Këtu nuk do mungojnë as duetet me Stevie Wonder si dhe këngë të interpretuara nga Bob Dylan, Beatles, Muddy Waters dhe Cream. Gjithcka do të mbyllet në fund të vitit me një dokumentar të drejtuar nga Bob Smeaton.

Top Channel