Mbrojtje për Leonardo di Caprio-n

11/09/2010 12:45

Aktori amerikan Leonardo di Caprio ka marrë mbrojtjen e drejtësisë për tre vjet, pas pretendimeve te një gruaje se ishte bashkëshortja e tij dhe se në bark kishte fëmijën e tij.

Vendimi u dha nga Gjykata e Los Angeles në një seancë ku aktori nuk mori pjesë.

Në një deklaratë të shkruar, Di Caprio e përcaktonte gruan si obsesive duke shtuar se ka qenë i trembur prej saj. Di Caprio prej vitesh ka një lidhje me modelen izraeliane Bar Rafaeli.

Top Channel