Ronaldo, spot me bukuroshen Elsa Pataky

10/09/2010 21:20

Cristiano Ronaldo i gjithi nudo përkrah bukuroshes joshëse Elsa Pataky.

Nuk bëhet fjalë për të dashurën e re të sulmuesit portugez por për një spot të një marke të njohur orësh spanjolle. Një ëndërr e populluar nga krijesa dhe atmosfërë surreale, jashtë kohës reale.

Ky është vendi ku Ronaldo takohet me aktoren spanjolle, e cila vjen nga një botë tjetër. Ndërkohë, Irina Shayk mund ta bëjë gjumin e qetë pasi ëndrra zgjat vetëm pak sekonda…

Top Channel