Stefani Germanotta ka “shpikur” Lady GaGa një personazh shumë interesant duke fituar sukses ndërplanetar.

Një zonjë nga Staten Island, në New York e quajtur Yana Morgana akuzon këngëtaren provokuese se ka kopjuar muzikën dhe stilin e vajzës së saj Lina, e cila u vetëvra në moshën 19-vjecare.

Lady GaGa dhe Lina, sipas “New York Post”, u njohën në vitin 2007 në studion e regjistrimit të producentit Rob Fusari, i cili i kishte takuar vajzat me shpresën se me tekstet e Germanotta-s dhe zërin e Morgana-n mund të krijoheshin hite. Të dyja vajzat kishin regjistruar dhjetëra këngë që nuk janë publikuar kurrë, edhe pse disa prej tyre qarkullojnë tashmë në YouTube dhe MySpace.

Sipas mamasë së Linas, gjatë bashkëpunimit GaGa i ka kopjuar stilin, mënyrën e të kënduarit, teknikën dhe koreografinë vajzës së saj të ndjerë. Njerëz brenda modës së muzikës thonë së ngjashmëria është e cuditshme. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Lady GaGa.

Top Channel