Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, mes shqetësimeve për AI
Në moshën 35 vjecare ka pasur pothuajse gjithcka nga jeta, sukses në kinema, një familje të madhe, një burrë që e dashuron dhe pasionin për të luaftuar varfërinë në botë.
Angelina Jolie pozon për revistën “First” me rastin e shfaqjes së “Salt” në Itali ku ajo thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga bota e filmit. “Jam keqkuptuar sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë shumë shpejt”, shpehet bukuroshja që sapo ka përfunduar edhe xhirimet e “The Tourist” me Johnny Depp.
“Më pëlqen ende të aktroj por jam e sigurt se do bëj edhe shumë gjëra të tjera në jetë. Që tani i zgjedh me më shumë kujdes filmat”, shton Jolie. Në fund të intervistës, një deklaratë e vërtetë dashurie për Brad Pitt. “Eshtë një kombinim perfekt mes një babai ideal dhe një burri inteligjent. Një mashkull i vërtetë në kuptimin më domethënës të fjalës”, përfundon Jolie.
Top Channel