Fox, bashkëshorte e apasonuar

10/09/2010 17:10

Megan Fox prej disa javësh ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e saj, duke vendosur kurorë me kolegun Brian Austin Green.

Për yllin e kinemasë amerikane, një gjë e tillë nuk duhet parë me cudi nga njerëzit. Në nje intervistë për “Elle”, ajo shprehet se njerëzit ende nuk e besojnë kur flet për bashkëshortin, ish protagonisti i serialit “Beverly Hills 90210”.

“Eshtë njëlloj sikur një 16 vjecar të bëjë porosi një Martini dhe kamarieri t’i thotë: Mendon se jam budalla?”, shprehet Fox. Ajo shton se njerëzit nuk e pranojnë dot idenë se një vajzë e re mund të jetë edhe bashkeshorte.  

Top Channel