Mike Tyson pret fëmijën e tetë

09/09/2010 16:40

Ish kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson dhe bashkëshortja e tij Lakiha Spicer Tyson janë në pritje të një fëmije që do të jetë pasardhësi i tetë për ish boksierin e famshëm.

“Jemi shumë të lumtur pasi gjithcka po shkon për mrekulli”, thuhet në një deklaratë të familjes Tyson. Anëtari i ri i familjes Tyson që do të jetë djalë, do të lindë në muajin janar.

Ky do të jetë fëmija i dytë për ciftin që tashmë ka vajzën 21 muajshe Milan. Lajmi i gëzueshëm për Mike vjen rreth një vit pas vdekjes tragjike të vajzës 4 vjecare, Exodus.

Top Channel