Lady Gaga ndërpret këngen për sherrin në koncert
09/09/2010 16:55
Mund të bëni cdo gjë që të doni në koncertin e Lady Gaga, vetëm se duhet të silleni miqësisht me të tjerët.
Këngëtarja amerikane i ka cuditur të gjithë kur ka lënë në mes këngën për të ndarë disa të rinj që po grindeshin. Gjatë ndalesës në Uashington, Gaga ka ulur muzikën duke thirrur: “Mjaft u grindët. Një gjë të tillë nuk duhet ta bëni në këtë spektakël”.
Më tej ajo ka parë që situata u qetësua dhe shtoi: “Gjithcka në rregull? Nuk e kam idenë kush goditi kë por thjesht ju thëm të mos ziheni. Gjithcka këtu bëhet për dashurinë dhe lumturinë. Vetëm monstrat zihen”. Më pas koncerti i këngëtares me origjinë italiane, vijoi i qetë.
Top Channel