Holmes: Cruise është romantik
09/09/2010 09:55
“Bashkëshorti im më dërgon një buqetë me lule gjithnjë, kudo që të shkoj, edhe kur jam në udhëtim”.
Kështu e përshkruan Katie Holmes, marrëdhënien me të shoqin Tom Cruise, gjatë një konference për shtyp, në prezantimin e filmit të fundit që e shesh si protagoniste, “The Romantics”.
“Është një romantik i vërtetë që beson tek dashuria dhe është shumë i dashur, jo vetëm me mua, por edhe me vajzën tonë Suri. Të jesh mama është fantastike”, ka shtuar ajo.
Top Channel