Filmi i Allen, skenat e Brunit nuk do të priten

09/09/2010 20:10

Skenat e xhiruara nga Carla Bruni në filmin e Woody Allen, “Midnight in Paris” nuk do  të priten gjatë montazhit final, ashtu si u shkrua pak ditë më parë nga shtypi francez.

Këtë e konfirmon aktorja Lea Seydoux, e cila u zbulua në filmin “Inglorious Bastards” të Quentin Tarantino. Sipas zërave të ndryshëm, është pikërisht bukuroshja bionde që ka zëvendësuar zonjën e parë të Francës.

Por Seydoux shprehet se skenat e xhiruara nga ajo nuk kanë lidhje me ato të Brunit pasi Allen e shtoi si personazh në momentet e fundit. Me Seydoux shtohet lista e aktorëve francezë që po marrin pjesë në projektin e Allen pas Marion Cotillard, Gad Elmaleh e Sonia Rolland.

Top Channel