Berry-Martinez, dashuri pariziene
09/09/2010 17:20
Halle Berry harron historinë me modelin Gabriel Aubry me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjecare, duke nisur të frekuentohet me kolegun Olivier Martinez, i cili bën pjesë në kastën e aktorëve të filmit “Dark Tide”.
Sipas një burimi anonim, ata janë parë duke u puthuar në sheshxhirim dhe kanë qëndruar afër njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.
Cifti ka vizituar edhe disa vende në Paris me motocikletën e Olivier. “Nuk kam rënë në dashuri por jam një romantike dhe nuk do të ndalem sat ë gjej njeriun e duhur”, deklaroi pak kohë më parë aktorja amerikane.
Top Channel