Jolie-Pitt, vilë 40 milionëshe në Itali

08/09/2010 20:55

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë blerë një vilë në Itali me vlerë 40 milionë dollarë. Vila me 15 dhoma, 7 tualete, 1 teatër dhe dy pishina ndodhet në kodrën e Valpolicella-s.

Bukuroshja amerikane shprehet se ndihet e dashuruar me Italinë që pas xhirimeve të filmit “The Tourist” me protagonist Johnny Depp.

Familja e përbërë nga cifti dhe fëmijët Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox e Vivienne do vazhdojë të jetojë në Los Angeles edhe pse tashmë do duken më shpesh në gadishullin Apenin. Pak ditë më parë Jolie vizitoi Pakistanin ku përmbytjet shkaktuan 1700 viktima, duke dhuruar 20 milionë dollarë.  

Top Channel