“Skandalet” e princeshës së Spanjës

07/09/2010 11:40

Telashe në horizont për princeshën Letizia të Spanjës pasi shumë shpejt do dalë në treg një libër rreth jetës private të saj.

Sipas këtij libri, bashkëshortja e trashegimtarit të fronit të Spanjës, që e re ka qënë një republikane e thekur dhe është arrestuar për drogë. Ajo gjithashtu ka qënë një kritike e ashpër e kurorës mbretërore, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj Filip. Mes faqeve të librit shfaqet edhe një foto e saj nudo e vitit 1997.

Sipas gazetës “Stampa”, libri i gazetares investigative Isidre Cunill do të publikohet nga shtëpia modeste “Chronica Editorial”. Mes të tjerash, princesha përshkruhet si një hirushe rozë pasi ajo ka qënë e martuar më parë edhe me një mësues letërsie.

Gjatë viteve të rinisë ka frekuentuar një universitet në Meksikë, ndërsa miqësia me piktorin kubanez Saavedra është përjetësuar me një pikture të saj në kopertinën e grupit rock, Mana. Me liderin e grupit, Pher, princesha ka pasur edhe një marrëdhënie intime. Në CV-në e saj nuk mungon as aborti, pasi në vitin 1996 në Meksikë u detyrua të dështonte fëmijën.

Top Channel