Fëmijët e Jackson, për herë të parë në shkollë

07/09/2010 10:25

Vdekja e Michael Jackson ka ndryshuar rrënjësisht edhe jetën e fëmijëvë të tij, të cilët tashmë nuk do marrin më leksioine private por do shkojnë në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Prince Michael 13 dhe Paris Jackson 12 vjec kanë nisur frekuentimin në shkollë, ku shkelin për herë të parë. Nëse Michael do të ishte gjallë, fëmijët nuk do kishin asnjë mundësi për të shkuar në një institucion publik, pasi ish mbreti i pop-it u mbulonte madje edhe fytyrën për të mos qenë në shënjestër të fotografëve.

Hapin e parë drejt rebelimit e ka hedhur Prince në moshen 8 vjecare, i cili i kërkoi tutores Katherine, të frekuentonte një shkollë si gjithë fëmijët e tjerë.

Top Channel