Armani blen ishullin grek të Skorpios

07/09/2010 13:20

Stilisti i njohur italian, Giorgio Armani ka blerë ishullin grek të Skorpios, pronë e mbesës së manjatit grek, Aristotele Onassis.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat helene, sipas të cilave, cmimi i shitjes shkon deri në 150 milionë euro. Skorpios ishte nxjerrë në shitje prej kohësh pasi familja Onassis nuk kishte mundësi ta mbante për shkak të taksave të larta dhe krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë.

Në të shkuarën, për ishullin e Mesdheut është interesuar edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Skorpios është një ishull në detin Jon, në afërsi të Lefkadës.

Top Channel