Jerry Hall nxjerr në shitje pikturat

06/09/2010 13:40

Jerry Hall, modelja dhe ish-gruaja e Mick Jagger, ka vendosur të nxjerrë në ankand koleksionin e saj të pikturave, për të mbyllur hesapet me të kaluarën.

Mes 14 veprave që do të paraqiten në Sotheby’s më 15 dhe 16 tetor, të vlerësuara rreth 2 milionë stërlina, është edhe një portret i vetë Hall.

Në këtë vepër, që mban firmën e Lucian Freud, modelja ishte shtatëzënë me fëmijën e katërt që ka me këngëtarin e Rolling Stones.

“Ka ardhur momenti të eci drejt së ardhsmes”, është shprehur ish-zonja Jagger duke folur për ankandin.

Top Channel