Itali, polemika për filmin e Placido

06/09/2010 13:45

Një sërë polemikash janë verifikuar në Itali mbi filmin e fundit me regji të Michele Placido, që bën fjalë për jetën e gangsterit Renato Vallanzasca.

Familjarët e viktimave të rëna nga dora e këtij të fundit i kanë thënë “jo” prezantimit të filmit në Venecia.

“Nuk jemi të motivuar nga shpirti i hakmarrjes, por duam që viktimat të respektohen. Është e papranueshme të shkruash fakte që kanë të bëjnë me vrasës të pamëshirshëm përmes logjikës së tyre”, janë shprehur familjarët përmes një letre dërguar mediave italiane.

Sipas tyre, veprimet kriminale që kalojnë nën kujdesin e shkrimtarëve apo regjisorëve përbëjnë një tundim për të tjerët.

Filmi mban titullin “Vallanzasca – ëngjëjt e së keqes”. Gangsteri, i cili interpretohet nga aktori italo-anglez Kim Rossi Stuart, terrorizonte qytetin e Milanos në vitet ’70.

Top Channel