Beckham-ët do të shesin shtëpinë në Londër

06/09/2010 14:30

Jeta e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë është një realitet. Për ta bërë akoma më të qëndrueshmne, David e Victoria Beckham kanë vendosur që të shesin supervilën e tyre në Angli.

Shifra, me të cilën shitet është rreth 27 milionë dollarë. Ndërtesa është blerë në vitin 1999 për 3.800 mijë stërlina dhe shtëpia është mbiquajtur nga shtypi britanik ‘Backingham Palace’.

Nga viti 2007, kur David Beckham u transferua në Los Angeles, bashkë me të shoqen dhe fëmijët, vila mbeti thuajse bosh.

Top Channel