Angli, Rooney në qendër të stuhisë
06/09/2010 12:45
Trajneri i Anglisë, Fabio Capello do të vendosë vetëm në orët e fundit nëse do të angazhojë nesër mbrëma Wayne Rooney kundër Zvicrës.
Sulmuesi i Mancester UTD ndodhet në qendër të polemikave pas zbulimit të shoqërimit të tij me disa prostituta.
Disa media britanike shkruanin se si Rooney, i martuar prej dy vjetësh, gjatë shtatëzënisë së gruas Coleen, ka shkuar me një prostitutë 21-vjecare, të cilën e paguante mbi 1 mijë euro nata.
Top Channel