Stone: Më kërkojnë të rinjtë, moshatarët ia mbathin

03/09/2010 14:30

Sharon Stone flet për partnerët më të rinj në moshë që ka patur dhe për lidhjet me ta. Aktorja seksi edhe në moshën 50-vjecare thotë se është shumë e lidhur me familjen e saj dhe me të motrat ka një raport shumë të afërt.

Për jetën private Stone thotë se bukuria e saj ka nisur pikërisht pas të 50-ave. “Jam krenare për moshën time dhe kjo është periudha më e bukur, sepse tani unë jam në paqe me veten time”, thotë Stone.

Aktorja shton se preferon të frekuentojë meshkuj moshatarë, pasi me ta ka gjëra të përbashkëta, por në fakt janë më të rinjtë që i kërkojnë asaj që të lidhet. Ata më të vjetrit -thotë Sharon-ia mbathin gjithnjë.

Top Channel