Që prej vitit 2006 kur John Travolta puthi në buzë një djalë para se të hipte në avion, zërat për identitetin e vërtetë seksual të aktorit, nuk janë ndalur asnjëherë.

Pak muaj më vonë, aktori luajti një rol të vërtetë kur përpara fotografëve bëri të njëjtën gjë me Kirk Douglas për ta cdramatizuar situatën. Por tashmë një tjetër konfirmim duket se e fut në telashe të mëdha aktorin e njohur amerikan.

Robert Randolph konfirmon se John Travolta është gay. Pa asnjë pendesë, Randolph rithekson se martesa e Travolta-s me bukuroshen Kelly Preston është thjesht për të mbuluar jetën e tij seksuale.

“I pëlqenjë djemtë dhe ka vite që bën seks me ta pas krahëve të bashkëshortes. Ka ardhur tek unë disa herë por gjithmonë e kam refuzuar”, shprehet Robert. Në fund të intervistës së gjatë ai shton se në Hollywood të gjithë janë në dijeni të homoseksualitetit të aktorit.  

Top Channel