Blair: Bono mund të kishte qenë kryeministër

03/09/2010 17:20

Komplimente për Bonon nga ana e Tony Blair. Sipas ish-kryeministrit britanik, këngëtari i U2 “mund të kishte qenë kryeministër”.

Kujtimet “best-seller” të Blair, të titulluara “Një udhëtim”, janë plotë më argumente të bujshme.

Në faqen 555 (nga 700 gjithsej) ish-kryeministri bën komplimente për Bono.

“Ai ka një dhunti natyrale për politikën, është i shkëlqyer në bisedimet me njerëzit dhe ka në vetëvete një zjarr të brendshëm dhe një dëshirë të thellë për të përmirësuar gjërat”, shkruhet në libër.

Top Channel