Eshtë vetëm 10 vjec, por talenti i saj i jep atribute më të mëdha se mosha që ka. Laura Llozi studion për violinë pranë Liceut Artistik në Tiranë.

Pavarësisht pasionit që ajo vetë ka për muzikën, aftësitë artistike e kanë bërë vogëlushen të spikasë në brezin e talenteve të reja muzikore, veçanërisht violinës. “Laura ka të dhëna shumë të mira për violinën. Që në konkursn e pranimit ka spikatur për talentin e saj. Dhe komisioni venosi ta pranojë në violinë, e cila është një vegel shumë e vështirë”, shprehet mesuesja e saj Pranvera.

Një vajzë me vesh të mprehtë muzikor, por që dhuntinë e saj duket ta ketë trashëguar nga një rreth paraardhësish, artistë në breza. Kështu të dhënat Laurës nuk mund të shpëtonin pa u vënë re që në vogëli. Nëna e Laurës, Etleva Golemi, soprano e njohur, tregon për zbulimin e talentit të saj. “Laurën e kam kuptuar që kur ka qenë 1-vjec që ka vesh për muzikë. Ishte një reklamë në tv dhe zëri i këngëtares ishte shumë i impostuar dhe ajo më vinte në dukje me la la la”, shprehet mamaja e saj, Etleva.

Dhe jo pa meritë, sot Laura mban stafetën e më të mirëve në brezin që përfaqëson. Mësuesja e saj e violinës Pranvera Tego na tregon: “Eshtë një nga nxënëset më të  mira për ciklin e fillores. Ajo tanimë ka filluar debutimet e saj me aktivitete të ndryshme si soliste, etj. Me performancën e saj mbi telat e hollë, Laura ngre lart krenarinë e prindërve të saj.

Arbeni, i ati, s’e fsheh kënaqësinë teksa dëgjon të përmendet talenti i së bijës, tek e cila më së shumti sheh përthyerjen e shëmbëlltyrës së tij artistike. “Filloi si dëshirë për ta pasur si kulture. Po të jetë e zonja le ta vazhdojë, sepse në art nuk të ndihmon dot miku, sidomos kur debuton në skenë. Megjithatë ndihemi mirë, kur pas koncerteve, mesuesit dhe të gjithë na flasin me superlativa për të”, pohon Arbeni.

Në dhomën e Laurës nuk gjejmë lodrat dhe orenditë aq të zakonshme për moshën e saj. Në tryezë e kudo zënë vend partiturat. Ajo vetë nuk preferon shumë të argëtohet me lojëra, por ditën e mbush me ushtrimin në violinë dhe si për t’u çlodhur lëshohet tek pianoja në dhomën e ndenjes. “Jam e lidhur, më pelqen shumë, ndaj kam hyrë në violinë. Kam qenë 5 vjet e gjysëm kur ka filluar të lua me violinë. E vogël s’e kam pas kuptuar, por tani po”, thote vogelushja. Për pianon nga prindërit e Laurës mësuam se ajo nuk e studion atë, por pjesët që luan në kohën e lirë i kap me vesh.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel